Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Folikulet

Dr. desha tu pyes sa duhet te jete madhesia e folikulit per te arritur deri tek shtatzenia, ne diten 14 deri 16, me madhesi 14, a arrihet fekondimi? Flm.

Meri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Madhësia e folikulit duhet të jetë mbi 20mm për të arritur fekondim të sigurtë, por është e rëndësishme që çifti të jetë optimist, kur gruaja të ketë zgjatje normale të ciklit menstrual ± 2 ditë, mukusi cervical të jetë i përshtatshëm për fazën paraovulatore dhe zhvillimi i endometrit të jetë normal. Sigurish, spermograma duhet të ketë të dhëna normale.

Gjithë të mirat dhe paç fat.

/komuniteti