Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uthulla e molles

Përshëndetje doktoresha mimoza... Që kater muaj mestracionet mu vonohen ka një dit deri dy dit e kët muaj me erdh me 4 që edhe muaji e kaluar me erdh me 4 d.M.Th që me koh mua diqka me shqeteson se mestracionet gjithmon me zgjatin nga 4 deri 6 dit edhe kam gjakderdhje të madhe e kët muaj dita e par me erdh veq ngjyr e zez gjak dita e dyt me erdh norma ashtu vazhdo deri ditën e tret në mbermje dhe tani mu ndalen?Qka mund të jet kjo ! Edhe pytja e dyt ësht se që 4 jav kam filluar të përdori ufell të molles me mjalt nga dy lug ufell me një lug mjalt edhe gjysm gote uj edhe kam humbur një kg e gjysm..A të ben dem edhe pse tentoj per shtatzani që 12 vjet.A me mir ësht të përdori kët ufell me mjalt apo të bej ushtrime fizike si per shembull te vrapoj të bej gjimnaztik. Ju faleminderit zoti të shpërbleft per punen e palodhshme që po ben per ne.... Gjyha të mirat.

Sabina Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Të presësh 14 vjet për shtatzëni dhe të mos kesh kërkuar ndihmë nga mjeksia, nuk është aspak zgjidhje e mirë që i keni dhënë jetës familjare si ti dhe bashkëshorti yt. Mos e shty më gjatë këtë problem, prandaj kontakto një mjeku gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur. Kontakti me mjekun do t’u japë zgjidhje edhe nëse ekziston pamundësia natyrale për të patur fëmijë (ju si çift) dhe kjo mund të realizohet më inseminim artificial, gjithnjë nëse ju do të bini dakort.

Mjeku pas vizitës gjinekologjike dhe analizave dhe ekzaminimeve do të gjejë shkakun e çrregullimit menstrual dhe do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Për të patur një linjë trupore të pëlqyeshme, nuk do të të kisha rekomanduar të përdorësh këshilla popullore, të cilat nuk kanë bazë shkencore. Për të patur peshë normale dhe të pëlqyeshme duhet të rregullosh rregjimin ushqimor dhe paralelisht duhet të rregullosh mënyrën e jetesës si dhe të merresh me aktivitet gjimnastikor.

Gjithë të mirat.

/komuniteti