Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkaku i abortit

Uroj te jeni mire. Doktoresh dua tju bej tre pyetje qe me kan ngelur shume merak dhe jeni e vetmja qe kam besim. Para 8 Muajve pata abort , ate mbremje qe me kane filluar disa pika gjaku, shkova menjehere tek mjeku.ai me kontrolloj poshte nja 5 minuta me ato mjetet e tij si tip hakurash. dhe me tha qe kam kerpudh asgje me shume. se me von pam dhe shtatzanin ne eko dhe degjuam rrahjet e bebit,dhe ishte cdo gje ne rregull.por diten tjeter hemoragjia u shtua me shume dhe e humba femijen, isha ne javen e gjashte, tani pyetja ime e pare eshte: A ka mundesi qe nese nga ifeksioni apo kerpudha te kisha gjakderdhje? se une asnjehere nuk kam degjuar te kesh gjakderdhje nga infeksioni. E dyta me ka ngelur fiksim a ka mundesi qe ky doktori gjate kontrollit qe me ka ber poshte te ket ndikuar ne abortin tim, pra te ket demtuar embrionin? dhe e treta nese do kishte qene nje mjek tjeter a mund te me kishte ndihmuar te mos abortoja me ndonje ilac apo mjekim? Ju lutem doktoresh me jepnie nje pergjigj se jam shume ne merak dhe keto pyetje me brejne qe 8 muaj . ju faleminderi per durimin dhe mundin tuaj. me Respekt Romela

Romela Bare (12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje Romela,

Keshtu si ju e pershkruani gjakderdhja e vogel vaginale nje dite me pare ka qene shenja e pare e Abortit. Kete dite diagnoza tek ju ka qene Abortus Imminens (rrezik per Abort). Ne kete rast gruaja keshillohet te pushon dhe eventualisht i ipet Utrogestan. Kontrolla permes Spekulumit nuk ju ka shkaktu probleme ne Embryo, ketu hapet vagina dhe shiqohet qafa e mitres derisa Embryo ndodhet ne kavitetin e Mitres, pra kjo ska te beje fare me abortin. Infeksionet vaginale ne raste shume shume te rralla mund te shkaktojne gjakederdhje, as kjo ska qene shkak i saj. Shkaku i gjakderdhjes ka qene Aborti veq i filluar. Kjo ndodhe shume shpesh e ku ne shumicen e rasteve nuk i dihet shkaku.

Ne shtatezanine e ardhshme ju kisha propozu qe nga fillimi i saj te merni terapi horminale (Utrogestan) kjo ndihmon ngjitjen dhe mbajtjen e shtatezanise ne miter.

Gjithe te mirat.

/komuniteti