Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkaku i abortit

Uroj te jeni mire. Doktor dua tju bej tre pyetje qe me kan ngelur shume merak dhe jeni i vetmi qe kam besim tek ju. Para 8 Muajve pata abort , ate mbremje qe me kane filluar disa pika gjaku, shkova menjehere tek mjeku.ai me kontrolloj poshte nja 5 minuta me ato mjetet e tij si tip hakurash. dhe me tha qe kam kerpudh asgje me shume. se me von pam dhe shtatzanin ne eko dhe degjuam rrahjet e bebit,dhe ishte cdo gje ne rregull.por diten tjeter hemoragjia u shtua me shume dhe e humba femijen, isha ne javen e gjashte, tani pyetja ime e pare eshte: A ka mundesi qe nese nga ifeksioni apo kerpudha te kisha gjakderdhje? se une asnjehere nuk kam degjuar te kesh gjakderdhje nga infeksioni. E dyta me ka ngelur fiksim a ka mundesi qe ky doktori gjate kontrollit qe me ka ber poshte te ket ndikuar ne abortin tim, pra te ket demtuar embrionin? dhe e treta nese do kishte qene nje mjek tjeter a mund te me kishte ndihmuar te mos abortoja me ndonje ilac apo mjekim? Ju lutem doktoresh me jepnie nje pergjigj se jam shume ne merak dhe keto pyetje me brejne qe 8 muaj . ju faleminderi per durimin dhe mundin tuaj. me

Romela Bare (11 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Romela,

Për të rinisur një shtatzëni të re, në praktikën time rekomandoj që minimalisht duhen pritur së paku 6-të muaj. Gjatë kësaj kohe konsultat mjeksore gjinekologjike, të shoqëruar me një sërë vizitash dhe ekzaminimesh laboratorike, duhet të realizohen për të pregatitur një organizëm optimal. Nuk është e këshillueshme, që shtatzënia të fillohet në kushtet e infeksioneve qofshin ato më të thjeshtat. Në rastet e aborteve me shkaktar të pavlerësuar, është e rekomanduar që të kryhen edhe analiza gjenetike. Gjthashtu është i këshillueshëm edhe kontrolli mjeksor i partnerit, ky përfshihet spermograma e të tjera analiza.

Gjithë të mirat.

/komuniteti