Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ma shkaktoi mjeku abortin?

Uroj te jeni mire. Doktoresh dua tju bej tre pyetje qe me kan ngelur shume merak dhe jeni i vetmi qe kam besim tek ju. Para 8 Muajve pata abort , ate mbremje qe me kane filluar disa pika gjaku, shkova menjehere tek mjeku.ai me kontrolloj poshte nja 5 minuta me ato mjetet e tij si tip hakurash. dhe me tha qe kam kerpudh asgje me shume. se me von pam dhe shtatzanin ne eko dhe degjuam rrahjet e bebit,dhe ishte cdo gje ne rregull.por diten tjeter hemoragjia u shtua me shume dhe e humba femijen, isha ne javen e gjashte, tani pyetja ime e pare eshte: A ka mundesi qe nese nga ifeksioni apo kerpudha te kisha gjakderdhje? se une asnjehere nuk kam degjuar te kesh gjakderdhje nga infeksioni. E dyta me ka ngelur fiksim a ka mundesi qe ky doktori gjate kontrollit qe me ka ber poshte te ket ndikuar ne abortin tim, pra te ket demtuar embrionin? dhe e treta nese do kishte qene nje mjek tjeter a mund te me kishte ndihmuar te mos abortoja me ndonje ilac apo mjekim?

Romela Bare (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romela

Infeksioni i kadidozës (mykut), nuk është shkaktar i hemoragjisë. Siç e përshkruan, mjeku me ekzaminimin ekografik nuk ka konstatuar rrezik për abort. Prandaj, nuk të ka rekomanduar trajtim parandalues.

Edhe nga përdorimi i atyre veglave që mjeku ka kryer vizitën gjinekologjike, nuk është e mundur të ndodhë aborti sepse ato nuk derërtojnë në mitër ku është implantuar fetusi. Por, shkaqet e një aborti janë të shumtë. Me sa kuptoj, aborti ka ndodhur shumë shpejt duke zvogëluar në maksimum mundësinë për ndërhyrje terapeutike. Në faktin e kryer, mjeku duhet të tentoj të gjejë shkakun, ta trajtojë atë në mënyrë që të mos përsëritet në të ardhmen.

U mundova të të shpjegoj me aq të dhëna sa më ke shkruajtur. Nëse e shikon të arsyeshme, më kontaktro në me numrin tim 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti