Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne anen e majte ne fund te barkut

Pershendetje doktoreshe, Jam ne javen e 20 te shtatzanise. Para 1 jave kam pasur marrdhenie, dhe tani kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e majte sa here qe levizi apo naten kur rrotullohem. Kam qene tek mjeku im, kam bere eko dhe analizat (pasi kisha edhe rrjedhje te kafte) dhe gjithqka po rezulton ne rregull! Mirepo tani jam bere merak mos kjo dhimbje mund ta demtoje beben diqka? Gjithashtu, sipas jush a mund te kem marrdhenie prape apo jo? Ju falemnderit shume per ndihmen. Gjithe te mirat, Jeta

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Rrjedhjet e kafta nuk konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë. Edhe përse mjeku ka treguar se shtatzënia po shkon drejt normalitetit, dyshohet se është i pranishëm rreziku për abort të vonshëm. Të rekomandoj të bësh analiza dhe kulturë të urinës, për të përjashtuar praninë e rrezikut të infeksionit urinar që si klinikë paraqitet me dhimbje në njërën anë të barkut dhe ndoshta edhe me sekrecione të kafta gjatë urinimit. Gjatë kësaj kohe, evito raportet seksuale deri sa të qetësohesh, evito ecjet e gjata, qëndrimet e gjata në këmbë, punëët e rënda. Qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas. Mos harro, në javën e 22-të është periudha për të bërë ekografinë morfologjike, një ekzaminim i rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e bebit dhe ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti