Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkaktar deri te aborti!

Pershendetje. Para 7 muajve e kam pasur nje abort mirepo arsyeja se per cka ka ndodh aborti nuk e di. Kam qene te mjeku rregullisht shume mire me ka thene jam edhe femija shume mire eshte duke u zhvillu, pak pa i be 3 muaj kam pas pak gjakderdhje, kam shkuar te mjeku me ka thene femija mire eshte, kurgje nuk eshte. Pas nje jave i kam ba 3 muaj mirepo gjakderdja nuk esht ndalur, nje nate kam pasur gjakderdhje shume te madhe kam shkuar ne spital me kane thene se femija eshte mire, mirepo pas nje jave kisha kapak dhimbje te barkut dhe te shpines, kur shkova ne wc papritmas me dul femija dhe keshtu erdhi deri te aborti. Dua ta di qka mund te bie deri te aborti sepse mjeku me ka thene se infeksione nuk kam pasur?! Ju faleminderit per mirekuptim.

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Shkaku kryesor i abortit është moszhvillimi normal i fetusit, për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Gjithashtu ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë i kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe cerviksin që më rrallë bëhen shkak. Aktivitetet ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave dhe të vjellat e forta nuk bëhen shkak kryesor për abort. Gjithashtu edhe rrëzimi apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me aborte.

Si faktor të abortit mund të renditen: mosha e nënës mbi 35 vjeç, mendohet se dhe baballarët mbi 40 vjeç; të paturit abort të mëpërshme dhe ato gra që kanë përjetuar më shumë se dy herë aborte; sëmundjet kronike të nënës si diabeti, tiroidet etj; sëmundjet e mitrës dhe cerviksit për shkak të anomalive anatomike të tyre; cigarja, alkoli; kafeina ndonëse mungon informacioni i saktë për sasinë që duhet konsumuar, është mirë të mos të konsumohet më shumë se 200mg në ditë, infeksionet gjenitale etj.

Prandaj duhet ta gjesh veten diku sa përshkrova më sipër dhe duhen bërë edhe ekzaminimet e nevojshme për të gjetur shkakun.

Gjithë të mirat.

/komuniteti