Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Progynova

Jam duke perdor progynova 1x1 sipas keshilles se dr, por kam disa therrje ne gjinj , jane shume shqetesuese per mua se prej qe jam duke perdor ( qe 6 dite i perdori ) kam ato therrje , ju lutem me ndihmoni se jam ne halle , doktoresh pershendetje .... siq u tha me larte jam duke perdor progynova por dua ta dij kur te me vie cilki mujor a ta perdori barin edhe me tutje tani jam afer hapit te kuqe, doktoresh me te mira flm shume nga ju per ndihmen qe ju na e ofroni

Bella Bahtiri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bella

Përgjithësisht estro-progestativët kanë efekte anësore në gji duke dhënë dhimbje apo tensionim të gjirit. Nëse cycloprogynovën e merr për efekt trajtimi dhe jo si kontraceptiv, duhet ta mbarosh kuitnë deri në fund dhe më pas drejtohu tek mjeku për t’u konsultuar nëse duhet ta vazhdosh trajtimin apo jo si dhe nëse duhet të përdorësh të njëjtin preparat. Nëse estroprogestatin, mjeku e ka rekomanduar si kontracepsion, kutinë duhet ta përfundosh deri në fund dhe më pas mjeku duhet të të rekomandoj një tjetër metodë kontracepsioni, e cila të mos ketë efekte anësore të mësipërme.

Gjithë të mirat.

Bella Bahtiri (12 vite më parë)
flm shume doktoresh

/komuniteti