Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i nente dhe vizita

Pershendetje doktoreshe Jam 35 javeshe . Viziten e fundit e bera para nje jave dmth 34 javeshe. Bera eko dhe vizite vaginale. Cdo gje ishte ne rregull me bebin. Paraprakisht kisha bere analiz gjaku , e cila ishte ok si dhe analiz urine. Dola me infeksion n urin , doktoresha ime m tha te bej nje mbjellje, te cilen do e bej neser, para se te marr ilacin. Gjithashtu me dha nje ilac ne forme suposti per sekrecionet. Ajo cfare me ka shqetesuar eshte fakti qe doktoresha ma la viziten tjeter ne javen e 40. Dmth pas 6 javesh nga vizita e fundit. Nga sa informacion kam marre une, nga eksperienca e grave te tjera dhe librat qe kam lexuar, ne kete periudhe vizitat duhet te behen cdo 2 jave. Si eshte e mundur qe ma ka lene viziten kaq vone ? Ju si mendoni doktoreshe a t'i kerkoj vete nje vizite me pare apo ska asnje problem? Si me keshilloni ? Faleminderit Jona

Jona Shimi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Pas javës së 36-të të shtatzënisë, është e rekomanduar që vizitat tek mjeku të bëhen çdo javë të shtatzënisë. Qëllimi i vizitave është dëgjimi i rrahjeve të zemrës fetale dhe matja e tensionit arterial. Në javën e 40-të, rekomandohet kryerja e një vizite vaginale për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës, pozicionin e kokës fetale. Kryhen matjet e baçinit dhe bëhet vlerësimi i mënyrës së lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në lindje.

/komuniteti