Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i acidit folik

Pershendetje dr. Moza... jeni shume e sjellshme ne pergjigjet qe na jepni... doja te dija nese acidi folik a ndodh gje nese e nderpret per 4 dite, a ka pasoja apo jo? (theksoj se po pergatitem per nje shtatzeni). Ju faleminderit, Elona1.

Elona1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Jo nuk ka asnjë problem nëse konsumin e acidit folik e ndërpret për disa ditë jo vetën tani që shtatzënia akoma nuk ka filluar, por edhe gjatë tremujorit të parë të saj.

Rreth 50% të shtatzënive të nisura nuk janë planifikuar, prandaj dhe konsumi i acidit folik nuk ka filluar dy-tre muaj përpara por fillohet atëherë kur ajo është konstatuar.

Ju uroj fat në shtatzëninë e projektuar, por të këshilloj që të bëni këshillim parakoncepsional për të patur mbarëvajtje të mirë të shtaztënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti