Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e ovulimit

Pershendetje doktoresh.. Ne Mars te ketij viti kam abertuar dhe mjeku me ka then se mbas 3 muajve guxoj te provoj prap nje shtatzani sepse isha ne rregull por une qe nga korriku ende nuk po kam sukses, heren e par kur provova per shtatzani mbeta qysh ne muajin e dyt.. E tashi po e verej une ditet e ovulimit po ikam mbas 10 diteve po i numroj nga dita e par e mens. Por perse ne ket koh qe ekam ovulimin jam qdo her shuuuum e lodhur menzi ngritem nga shtrati dhe as buka nuk me hahet aq keq jam e lodhur dhe e stresuar, mbasi te me kalon kjo jav prap behem mir si qdo her!! A mundeni te me tregoni se qfar problemi mundet te jet? Ju faleminderit shuuuum dhe me falni se pak e zgjata por deshta te jem sa me e kjart.. Ju pershendes.

Xija 07 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shqetësimi mund të ketë lidhje me një ndryshim të nivelit të hormoneve, që ndodh në kohën e ovulacionit. Të rekomandoj të bësh disa analiza specifike si estradioli, progesteronemia, FSH, LH, prolaktina dhe hormone që tregojnë funksionin e gjëndrës tiroide. Tregoja rezultatet mjekut gjinekolog, që të të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti