Kontrollimi i shpeshte ne ultraze
Te Sa
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Ekzaminimi ekografik nuk është i dëmshëm edhe sikur të bëhet shpesh dhe nuk është shkak për abort.
Shumë mund të jenë shkaqet se përse ndodh një abort. Ato mund të jenë gjenetike, uterine, endocrine, infeksioze, etj dhe mund të jenë edhe shkaqe të panjohura.
Edhe grupi i gjakut, nuk ndikon në abort. Por, meqë ke faktorin Rh negativ të gjakut, rekomandohet që brënda 72 orë pas ndërhyrjes të bëhet imunoglobulina antirhezus. Nëse nuk e ke bëre, historinë tregoja mjekut gjinekolog përpara se të tentosh për shtatzëni.
Përpara se të tentosh për shtatzëni, gjithashtu të rekomandoj që të bësh këshillim parakoncepsional për të gjetur një arsye se përse nuk po vjen shtatzënia tjetër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje , dua ta di a eshte i demshem kontrollimi ne ultraze nese behet shpesh , isha shtatzan 8jave -4 dite dhe abortova , bera shpesh kontrollim ne ultraze brenda nje muaji 3 here, heren e fundit qe bera kontrollen zemra e fetusit pernjeher rrahu dhe u ndal me nuk degjoheshte , dhe mjeku me tha se te ka vdek , nuk kisha gjakderdhje as at dite dhe as pas dy diteve kur bera pastrimin... kush mund te kete qen shkaktari i abortit pasi qe analizat i kisha te gjitha shume mire . apo mos ishte gr i gjakut tim se e kam 0 negativ dhe burri pozitiv.... edhe pse mjeku me tha qe ne shtatzanin e pare nuk paraqet problem ,,, ju lutem me ndihmoni kam 6 muaj qe po provoj te mbetem shtatzan por pa sukses dhe prap kontrollat me dalin shume mire te gjitha ,, faleminderit per kohen