Kontrollimi i shpeshte ne ultraze
Te Sa
(12 vite më parë)
Pershendetje,
Fatkeqesisht ndodhe qe nje shtatzeni te perfundoje me abort, por kjo nuk shkaktohet nga ekzaminimi ultrasonografik (me ultraze). Eshte vertetuar se ultrazeri nuk eshte i demshem per beben dhe shtatzenen. Mund te jete i panevojshem, por nuk eshte i demshem. Eshte mire qe te konsultohesh me mjekun per te perjashtuar ndonje problem te mundshem qe mund te kesh. Nese kane kaluar 6 muaj marredhenie te rregullta dhe nuk ke mbetur me barre, mos u bej merak. Pa kaluar 12 muaj marredhenie te rregullta seksuale nuk ka nevoje qe te behen ekzaminime pervec per te perjashtuar mundesine qe te kesh ndonje infeksion.
Gjithe te mirat.
Pershendetje , dua ta di a eshte i demshem kontrollimi ne ultraze nese behet shpesh , isha shtatzan 8jave -4 dite dhe abortova , bera shpesh kontrollim ne ultraze brenda nje muaji 3 here, heren e fundit qe bera kontrollen zemra e fetusit pernjeher rrahu dhe u ndal me nuk degjoheshte , dhe mjeku me tha se te ka vdek , nuk kisha gjakderdhje as at dite dhe as pas dy diteve kur bera pastrimin... kush mund te kete qen shkaktari i abortit pasi qe analizat i kisha te gjitha shume mire . apo mos ishte gr i gjakut tim se e kam 0 negativ dhe burri pozitiv.... edhe pse mjeku me tha qe ne shtatzanin e pare nuk paraqet problem ,,, ju lutem me ndihmoni kam 6 muaj qe po provoj te mbetem shtatzan por pa sukses dhe prap kontrollat me dalin shume mire te gjitha ,, faleminderit per kohen