Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza morfologjike

Unilateral kist i doktoreshe pershendetje.jam shtatzane 20 javeshe e 4 dite.para dy ditesh bera ekon morfologjike dhe mi doli bebit unilateral kist i pleksusit koroidal dexter,te gjitha te tjerat ishin normal vetem kete vune re.te lutem a mund te me thuash a eshte problematike kjo gje. Bera dhe nje analize ngaqe kisha kruarje ne gjith trupin dhe me doli kjo pergjigje bilirubine totale 0.36 . ALT (sgpt)46. AST (sgot) 27.

Ina ..... (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Për të rivlerësuar edhe një herë praninë e kistit në pleksusin koroidal, të rekomandoj të bësh edhe një ekzaminim ekiografik në javën e 23-të të shtatzënisë. Sipas vlerësimit, mjeku do të të japë rekomandimet e nevojshme për të njoftuar mjekun neonat për ndjekjen e fëmijës menjëherë pas lindjes.

Provat e heparit janë brënda normave. Mbi ankesën e kruarjeve, bëj një konsultim me mjekun dermatolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti