Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanise

Pershendetje! Eshte nje rast e nje te afermeje, gjenekologia i ka thene se e ka gjendjen mire te shtatzanize, ka rreth 5 jave, por i thote te perdore Utrogestan qe te jete e mbrojtur nga aborti, pa pasur shkak apo diagnoze se mund te kete ndonje mundesi aborti sepse gjendjen e ka mire. a t'i perdore apo jo? Po ashtu, farat e kungullit, te lulediellit, limoni, vete e ziera, a bejne dem ne shtatzani dhe gjidhenje? Mbetesh me te mira!

Albi Ona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse shtatzëna nuk ka problem në ecurinë e shtatzënisë, nuk ka arsye që të përdor utrogestan. Mos harro që duhet të përdorë acid folik si dhe multivitamina.

Asnjë lloj ushqimi nuk bën dëm në shtatzëni, nëse nuk teprohet me konsumin e tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti