Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizitat te mjeku gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, ne faqen e juaj bebaime.com jam informuar per cdo gje, por kisha pas deshire te di mendimin tuaj rreth vizitave te mjeku gjate shtatzenise, jam ne muajin e 6 gati, dhe deri tash e kam praktikuar te shkoj cdo muaj, a duhet te shkoj me shpesh apo me rralle? Pres pergjigjen. Me respekt, Genta.

Genta Rina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta.

Për shtatzënitë normale, rekomandohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo muaj deri në muajin e shtatë. Në muajin e tetë, kontrollet mjeksore shtohen dhe bëhen çdo dy javë dhe në muajin e nëntë, këshillohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo javë. Në rast të problemeve të paparashikuara shëndetsore si të nënës ashtu edhe të embrionit/fetusit, numri i kontrolleve edhe mund të shpeshtohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti