Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk po me vie cikli as me duphaston

Pershendetje doktoresh, a ndodh qe nuk te vjen cikli edhe pas perdorimit te Duphastonit, sot eshte dita e pest qe i kom perfundu tabletat dhe nuk kam shenja qe me vin. Gjitheher pasi i perdori 10 dit me vijn diten e dyt ose tret por kaq shum nuk me ka ndodhur, a mund te mbetesh shtatezene edhe gjate perdorimit te tij? Une perdor qe 8 muaj Clomid por nuk po kam ovulacion. Flm shume

Zana S (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Përdorimi i duphastonit e sjell gjakrrjedhjen menstruale, dhe jo e kundërta. Meqë ke bërë stimulacion për shtatzëni dhe për shkak se cikli menstrual është vonuar, të rekomandoj të bësh beta hCG për të vlerësuar praninë ose jo të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

Zana S (12 vite më parë)
Po e kam ber testin diten e shtate pas perdorimit mirepo me doli negativ, ndersa as cikli ende nuk po me vie...

/komuniteti