Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Varikina në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, nese ka mundesi me ma kthy kete pergjigje sa ma shpejte qe keni mundesi jam shume e shqetesuar, jam ne javen e 28 te shtatzenise, cdo gje deri me tani ne rregull, por me interesoi me dite varikini qe perdoret per zbardhje zakonisht ne banjo ne pllaka kam perdore ne banjo sot gjysem shishe e kam la, tash jam shqetesu pse e kam perdore masi qe grate ne biseda me frikesuan e ka eren shume te rende, a mendoni se e kam demtu ndonje gje beben pasi qe njehere s`kam kontrolle se kam bere pardje eho. Ju faliminderit.

Arlinda.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Lëndët toksike, kanë ndikim negativ në organizmin e njeriut dhe më tepër tek fetusi. Pavarësisht se preparati që ke përdorur është i lejuar për konsum shtëpijak i holluar në koncentrim, sasia e madhe e tij nuk është e lejuar. Fatmirësisht vërehen dy faktor pozitiv, së pari; ti je mirë dhe nuk po ankon të vjella apo diçka tjetër dhe së dyti; shtatzënia është në moshë relativisht të madhe.

Shpresoj që nuk ka ndodhur asgjë e keqe dhe të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti