Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzani me perioda

Pershendetje. Doja tju pyesja rreth shqetesimit tim pasi lexova dhe ketu informacion. A eshte e vertete qe ka femra qe kalojne perioda gjate shtatzanise? A jane keto perioda te mirfillta me dhimbje? Pasi dyshoj qe kam qen nja dy here para disa vitesh ne te njejten situate. Te gjitha rrethanat me bejne te mendoj ate gje por as qe e kam menduar pasi periodat me kan ardhur ne date. Pervec portalit tuaj kam degjuar dhe femra nga jeta reale. Ju lutem shume te me jepni nje informacion me te gjere. Faleminderit shume.

Ina Dani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Nuk është e vërtetë që gratë shtatzëna të kenë gjakrrjedhje për shkak të ciklit menstrual. Cikli menstrual ndërpritet me fillimin e shtatzënisë dhe rikthehet pas lindjes. Gratë mund të kenë gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë për shkake të ndryshme, që edhe mund të lidhen me shtatzëninë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti