Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enterococcus spp.

Pershendetje doktoresh jam duke tentuar per shtatzani ,kam bere strishat vaginale dhe me rezultoj bakteria Enterococcus spp. por vleren nuk e kishin caktuar , mjeku me rekomandoj cervugid vg.1*1 6 dite, deshta te ju pyes a ndikon me mire me marr antibiotik qe me u sheru ma mire dhe ma sigurt kjo bakterie dhe a ndikon me mosmbetjen shtatzane. Te falenderoj shume

Dona Dona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Trajtimi me ovula lokale të përbëra, që kanë në përmbajtjen e tyre edhe antibiotikë si preparati cervugid, sot konsiderohet si më efikas për trajtimin e vaginiteve. Me përdorimin e tij, nuk lind nevoja të përdorësh antibiotikë oral/nga goja. Prania e infeksionit që shkruan, është një nga shkaqet e infertilitetit, prandaj trajtimi është i domosdoshëm. Pas trajtimit, shtatzënia do të vijë me siguri.

Gjithë të mirat.

/komuniteti