Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eklampisa

Pershendetje, Desha te ju pyes ne lidhje me planifikimin e shtatzanin sime te dyte. Une kam nje femije ( lindja ime e pare) dhe kam lindur ne javen e 36 por kam shkuar ne lindje me eklampsia, tension im ka qen 280 me 170. Fatmiresisht edhe une edhe bebi kemi mbijetura pa as nje pasoj. Desha te ju pyes nese dua ta planifikoj shtatzanin time te dyte qka duhet te beje ta parandaloj qe mos ta kem eksperiencen e me hershem. Qfar analiza paraprake me nevojiten? A ekziston rreziku qe te kem eklampsia edhe ne shatzanin e dyte? Ju lutem me keshilloni se qka te beje para se te planifikoj shtatzanin time? Faleminderit shume.

Lola Loa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëninë e dytë, të bësh një këshillim parakoncepsional ku përfshihen disa analiza dhe ekzaminime që tregojnë gjendjen e shëndetit riprodhues të dy partnerëve.

Sapo të filloj shtatzënia, është mjaft e rëndësishme që t’ja tregosh historinë e shtatzënisë së parë, mjekut që do ttë të ndjekë ecurinë e shtatzënisë. Ai do të rekomandoj të matësh tensionin arterial çdo ditë, të bësh analiza të funksionit renal sa herë që do ta shikoj të arsyeshme. Kjo do të thotë që parandalimi i preeklapsisë bëhet me ndjekje hap pas hapi të shtatzënsië.

Gjithë të mirat.

/komuniteti