Operacioni i syve me rreze dhe lindja natyrale
2014 Ani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Shumica e grave shtatzëna që vuajnë me syve nuk paraqesin problem edhe nëse lindjen e kryejnë me rrugë vaginale. Të rekomandoj që në fund të shtatzënisë të bësh një këshillim edhe me mjekun okulist që ka kryer ndërhyrjen, i cili duhet ta japë të shkruar mendimin e tij për të orientuar mjekun gjinekolog që do të ndjekë lindjen.
Nëse dëshiron më kontakto me numrin 0692033965.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ju lutem doktoreshe, jam shtatezene, diku nga tremujori i dyte, dhe jam shume ne merak per syte, kam pas operuar syte ne spitalin amerikan para kater vjetesh per te korigjuar numrin e syzeve,e kam pas diku te 2 ose edhe 3 minus. Operacioni ka qene me rreze lazer. Problemi qendron se kam deshire , gjithmone nese gjera me ecin per mbare qe te bej lindjen natyrale, por kam friken e syve, a dini ju nga eksperienca e juaj, ndonje qe ka pas problem te tille si une, dhe si i ka ecur lindja,,, cfare me keshilloni mua,,, deri tani ne kete faze te shtatezanise nuk kam pas problem me syte. Cfare mendoni?