Dhembja e shpinës pas lindjes
Ola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Dhimbja e shpinës që paraqitet gjatë shtatzanisë, shpesh zhduket spontanisht disa javë pas lindjes. Megjithatë, mund të përsëriten pas një kohe, e provokuar nga mbajtja e peshave të rënda apo fëmijës. Bërja e disa ushtrimeve gjimnastikore të kolonës vertebrale, mund të jenë qetësuesi më i mirë i dhimbjes së shpinës dhe trupit. Nëse dhimbjet janë të mëdha dhe nuk zvogëlohet, atëherë kontakto mjekun.
Marrëdhëniet seksuale mund të bësh nëse e ndjen veten mirë dhe komode.
Gjithë të mirat
Pershendetje Dr. Keta, kam 2 muaj qe kam lindur femijen tim, djale, dhe kam dhimbje shpine etrupi akoma, desha te dija deri kur vazhdojne keto dhimbje dhe kur mund te kryej marredhenje, ju uroj shendet e gjithe te mirat.