Rreth shtatzënisë
LorenA
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lorena
Shtatzënia ndodhet në muajin e 8 plus 3 ditë dhe mund të konsiderohet si fillimi i muajit të tretë të saj.
Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë ndodhin më shpesh në shtatzëninë e parë (kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzanitë e tjera) dhe në tremujorin e parë të saj. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzënisë.
Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzënisë, duhet kërkuar për një sëmundje tjetër, si për shëmbull në stomak apo fillimin e pre-eklampsisë.
Këshillohet ndryshimi i dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë dhe konsumi sa më i madh i lëngjeve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Mimoza, dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene 11.9.2011. Deshta me dite sa muajshe jam? Dhe a eshte normale se po vjell shume dhe nuk po me hahet buka spo kam shije ne asgje, mjeku me ka thene se eshte normale dhe se nuk eshte mire te perdori vitamina gjate shtatzenise. Deshta nje mendim tuajin? Ju pershendes.