javë pas jave
Përshëndetje Mimoza
Më vjen mirë që e ke kaluar një situatë të vështirë, për shtatzëninë tënde. Rreziku i abortit apo lindjes para kohe, është gjithmonë i pranishëm, nëse ulet kujdesi për ecurinë e shtatzënisë. Pas javës së 20-të situata bëhet më e qëndrueshme sesa deri në këtë periudhë të shtatzënisë.
Therjet në stomak (nëse vijnë nga stomaku) sado të rralla që të jenë, nuk janë normale. Mendoj se problemi mund të jetë pasojë e rregjimit ushqimor. Prandaj kontrollo sasinë e ushqimit dhe asnjëherë mos tento të hash në sasi të mëdha. Konsumin ushqimor që do marrësh, ndaje me 5-6 ose më shumë vakte në ditë. Gjithashtu largoju shijeve pikante si dhe të skuqurave. Nëse nuk është ky problemi i therjeve në stomak, por vjen nga mitra, konsulta e vazhdueshme me mjekun gjinekolog është e domosdoshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë..


Pershendetje Dr. Mimoza nga une Mimoza. Jam 26 vjec dhe jam 11 javesh shtatzene, gjate ketyre javeve kisha dy here gjakderdhje, nje here kisha shume pak vetem nje pike, edhe nje here pak me shume por pas marredhenieve seksuale, kam perdor Utrogestan me urdher te dr. time dhe kam ndejte e shtrire 3 jave. Tani jam mire edhe bebi eshte mire, por dua ta di a mundem te kem ndonje rrezik pas ti bej 3 muaj edhe a jane therrjet ne stomak normale nganjehere jo cdo here. Me respekt, flm per mirekuptimin.