Sa muajshe jam?
Arsiola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arsiola
Nuk është normale që fëmija të lind në javën e 35-36 të shtatzënisë. Kjo quhet lindje parakohe, dhe shoqërohet me probleme të shëndetit të fëmijës sidomos me pazhvillueshmëri të mushkrive. Lindja quhet normale kur shtatzënia ka kaluar së paku 37-të javë, por shumë më mirë është që fëmija të lind në javën e 40-të të shtatzënisë.
Mjeku gabon për gjininë e fëmijës, atëherë kur nuk e ka vlerësuar me njëqind-përqind/saktësisht imazhin ekografik. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, por më e keqja është kur mjeku nuk është i saktë për shkak se kërkon të japë një përgjigje apo ti bëjë parakohe qejfin çiftit që pret fëmijën.
Dita e mundshme e lindjes për fëmijën tënd është data 17 janar 2012.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, ciklin e fundit e kam pas me 9 prill, a eshte normale me lind ne javen e 35-36? Flm jeni e mrekullushme doktoreshe, sa jane te sakte mjeku gjinekolog kur pyesim per gjinine, si mund te ndodh kur disa muaj te thojne vajze kur kam ndegju qe ka lind djale ose e kunderta? Flm shume, shume po na ndihmoni me te vertete shume, sidomos grave shtatzena qe gjate shtatzenise jane te depresionuara.