Kur mund te planifikoj nje lindje tjeter?
Dorina Kasaj
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Me të dhënat që shkruan, nuk ke pengesë për të filluar tentativat për shtatzëni. Por, të rekomandoj që të bësh një këshillim parakoncepsional, ku përfshihet vizitat dhe disa analiza dhe ekzaminime për të vlerësuar shëndetin riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha. Nje falenderim per korrektesen ne pergjigjet tuaja.Para nje viti e gjysem u bera me femi qe erdhi ne jete me ane te lindjes cezariane.Ne muajin nentor ju nenshtrova nje tjeter nderhyrjeje me diagnoze abdomen akut (te apendecitit) plaga fillon nga kerthiza e deri tek plaga e lindjes.Pyetja ime eshte:kur mund te planifikoj nje lindje tjeter?Me fal se u zgjata pak,gjithe te mirat.