Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Largimi i gjirit

E dashur Dr. kam nje vajze 1 vjece dhe kam nje vones prej 5 ditesh te menseve, dje bera nje test dhe me doli njera vij e theksuar dhe tjetra me e zbeht, mendoj qe jam shtatzene dhe keshtu kam vendosur ti heq gjirin vajzes, problemi eshte se nuk e di cte bej me veten, pasi gjiri me eshte forcuar, a iken vet qumeshti apo duhet te marr ndonje gje? faleminderit.

Klarisa Risa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Me që ke vendosur të mos e ushqesh fëmijën me qumësht gjiri, të rekomandoj që gjirin të mos e shtryllësh, por ta mbash të lidhur të shtrënguar fort me një garzë të gjërë. Për të ndërprerë qumështin, janë të rekomanduar tabletat arolac.

Gjithë të mirat.

/komuniteti