Menstruacionet e pakta
Valja
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valja
Gjatë gjidhënjes, niveli i hormoneve që rregullon sekrecionin e qumështit (prolaktina) është i lartë. Prolaktina, vepron si një faktor ndalues për hormonet që rregullojnë ciklin menstrual, hormonin folikulostimuluest (FSH) dhe hormonin luteinik (LH), kështu që nuk lejon ardhjen e mestruacioneve. Kur FSH dhe LH fillojnë ciklin e tyre, menstruacionet do të vijnë rregullisht.
Menstruacionet e para mund të jenë të parregullta, por kjo rregullohet shumë shpejt. Gjithsesi përdorimi i kontraceptivëve gjatë periudhës së gjidhënies në konsultim me mjekun tuaj është i rëndësishëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam lindur qe shtate muaj e gjysme dhe dy here i kam pas menstruacionet po shume pak gjakderdhje kam krahasuar me menstruacionet e paralindjes edhe perpara 7 dite kam gjakderdhje e tash me se shumti tri dite andaj jam shume e shqetesuar pres te me sqaroni flm shume kohen me respekt Valja.