Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjinjeve

Pershendetje doktoreshe, jam duke tentuar per shtatzeni, kam bere analizat hormonale dhe te gjitha i kisha mire, duke perfshire edhe prolaktinen por kur po e ndrydhi gjirin e majte po me del si qumesht jam bere shume merak te lutem me trego se si te veproj? Te falemidnerit.

Dona Dona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Rrjedhja nga gjiri nuk konsiderohet normale. Perveç analizës së prolaktinës të rekomandoj të bësh edhe një ekzaminim ekografik të gjendrës së gjirit. Përgjigjen tregoja mjekut senolog (mjeku që merret me gjirin), për të dhënë mendimit e tij dhe trajtimin e nevojshëm.

Mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti