Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rritja e folikulit

Pershendejte Dr.Mimoza, ju falenderoj per pergjigjet e juaja.ju kam shkruar edhe me pare dhe me jeni pergjigjur per qka ju falenderoj, tani kam nje paqartesi. pas vizites ne diten e 6 te cm, mjeku konstatoi folikul ne vezoren e majte 12mm dhe ne vezoren e djathte folikul 8mm, ndersa ne viziten tjeter qe bera ne diten e 12 mjeku pas vizites konstatoi se ne ovarin e majte ekziston folikula me madhesi 12.5mm, ndersa ne ovarin e djathte tani nuk kishte folikul, endometriumi 6. pyetja ime eshte "qfare ka ndodhe me folikulen ne ovarin e djathte,a ka shperthyer apo qka ka ndodh me te, dhe nese ka ekzistuar mundesia te shpertheje a ka qene e mjaftueshme madhesia e saj per nje shtatzani (duke llogaritur ditet prej dites se 6 kur eshte bere kontrolla e deri ne diten e 12 kur folikula nuk ekzistonte?", ju falenderoj.

Meri Meri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Mundet që folikuli i djathë të jetë përthithur nga vezorja. Kjo tregon se ke nevojë për marrjen e një stimulacioni deri sa mjeku të vlerësoj maturim të plotët të folikulit. Trajtimi me stimulacion është i nevojshëm edhe për faktin se edhe folikuli i majtë është shumë i vogël.

Të uroj fat.

/komuniteti