A mundemi me e parandalu anomalite te bebet?
Igi -
(12 vite më parë)
Përshëndetje Igi
Sindroma Dawn, është shkak i një ndryshimi kromozomik, i cili nuk mund të parandalohet, por, mund të diagnostikohet që në fillimet e shtatzënisë. Bi-testi dhe tri-testi, janë dy analiza kryesore që tregojnë se sa është rreziku që fimija të jetë Morbus-Daën. Nëse rezulton se rreziku është i lartë, amniocenteza (ekzaminimi i likidit amniotik), është ekzaminimi kryesor që konfirmon diagnozën. Vazhdimin ose jo të shtatzënisë e vendos çifti, pasi ka ndigjuar udhëzimet dhe këshillat e mjekut.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, deshta te dije me shume per analizat qe behen gjate shtatzanise per anomalit te bebit a jane te domosdoshme analizat? Dhe nese ka beba ndonje anomali si psh Sindrom down a mundemi me e parandalu keto semundje? Falemnderit