Vezoret policistike
Mirije
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mirije
Trajtimi që të ka dhënë mjeku është trajtim shumë efikas për ovarin policistik. Nëqoftëse për tre muaj nuk janë eliminuar kistet, për tre deri gjashtë muaj të tjerë duhet të përdorësh estro-progestativë. Nëse kistet përsëri nuk eliminohet, atëherë lazer-terapia është zgjidhja përfundimtare.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam nje 21 vjecare, kam probleme me ciklin nuk i kam menstruacionet e rregullta gjithashtu jam e martuar qe 2 vite dhe qe 8 muaj provoj te mbes shtatzene, mirepo pa sukses isha ne vizite te gjinekologu i tregova per problemin me tha qe i kam vezoret policistike me ka dhene keto hapa qe te perdore 3 muaj glucophage 850 mg, po qe se nuk kam sukses me barna tha qe duhet te djegen ne menyre llaserike. Ju lutem doktoreshe nje mendim i juaj lidhur me mua dhe keto barna qfare efekti do te kene te une? Flm prej juve pres pergjegje jam shume e shqetesuar.