A ka rrezik për abort pas muajit të 3-të?
Mimoza Surkishi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Pas javës së 12-të të shtatzënisë, siguria e vazhdimësisë normale të saj rritet, por deri në javën e 20-të, gjithnjë është i pranishëm rreziku. Kjo nuk do të thotë se në javët në vijim duhet menduar se rreziku nuk ekziston.
Prandaj shtatzënat këshillohen që të ndjekin periodikisht ecurinë e shtatzënisë tek mjeku dhe kanë detyrimin të zbatojnë këshillat dhe rekomandimet e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe Mimoza, une jam nje 26 vjecare, jam per here te pare shtatzene ne javen e 11, kam pas dy here gjakderdhje nga pak, njehere pas marredhenieve seksuale dhe njehere nga dhimbje barku, kam perdorur Utrogestan, deri me tani dhe kam qene ne regjim shtrati. Dua te di a ka rrezik pasi ti bej 3 muaj shtatzeni? Me respekt, flm per mirekuptim.