Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzania

Pershendetje e nderuar, kam nje pyetje per vajzen e axhes e cila ka kryer marredhenie disa here me te fejuarin eshte mbrojt me prezervativ dhe nuk ka pas problem.. po tash nuk po guxon ju ka fiksu qe mundet me mbet edhe me kondom se kishte lexuar diku ne google, tash i fejuari i saj po kerkon me bo prap se po thot eshte i kujdesshem nuk ejakulon brenda edhe pse e vendos kondomin, po kjo shumeeee po frikesohet se eshte 20vjecare e nuk eshte e gatshme per nje shtatzani.. a keni pervoje sa eshte i sigurte kondomi ose si te mbrohet ndryshe perveq kontraceptiveve.. flm paraprakisht.

Medina <3 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Kondomi është i sigurtë, por ka edhe ai problemet e veta. Kjo do të thotë se duhet të vendoset dhe hiqet sipas rregullave të rekomanduar, si dhe të mos çahet gjatë përdorimit. Për të rritur sigurinë e mos mbetjes shtatzënë mund të përdoret edhe xhel spermicid, me të cilin vagina lyhet përpara aktit seksual. Një mjet tjetër mbrojtës është edhe dispozitivi intrauterin (spiralja), e cila është metodë e kontracepsionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti