Sasia e ujerave ne muajin e nente
Jona Shimi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Nga të dhënat që përshkruan, rezulton se sasia e likidit amniotiok është lehtësisht e reduktuar. Nëse sasia pas rikontrollit vjen duke u reduktaur, atëherë duhet të provohet stimulimi i lindjes me rrugë vaginale dhe në rast se stimulimi dështon, preferohet lindja cesariane.
Uroj të kesh lindje sa më të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe Jam 37 javeshe +3dite. Sot bera nje eko dhe doktoresha me tha qe cdo gje tjeter ishte mire pervec sasis se ujerave. Te gjithe xhepat kishin nje total lengjesh qe shkonin ne 8 cm. Doktoresha tha qe eshte pak. Me keshilloj te pi shume lengje dhe te bej nje tjeter eko pas 2-3 ditesh. Nese sasia rritet dmth ska asnje problem ne te kundert do bejm operacion tha pasi bebi nuk mund te jetoj me pak lengje. 1. Ju si mendoni sasia prej 8 cm eshte sasi e vogel per kete moshe shtatzanie ? 2. A mund ta lind vet bebin , pra ta coj deri n fund shtatzanin nese sasia eshte e ulet? 3. Ju si me keshilloni nese sasia nuk rritet keto dite, edhe pse un do pi sa me shume lengje, si duhet te veproj ? Faleminderit Jona