Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

M rojtja nga shtatzania e padeshiruar

Doktoresh kom lind para 4jave vajzen time e ushqej me qumesht gjiri mardhenie seksuale skom fillu akoma po dashta ni keshilll nga ti kur t filloj mardheniet per mu mbrojt nga shtatzania qfar hapa me perdor un edhe a duhet me ba kontrolll te mjeku fillimisht tani me filllu me perdor hapa ..te pershendes shumm e te uroj festat e fundvitit

Malsor Melisa Masar (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Zakonisht raportet seksuale pas lindjes rekomandohen që të fillohen pas ditës së 40-të, periudhë e cila korespondon me lehoninë. Pas kësaj periudhe duhet të bësh një vizitë gjinekologjike dhe mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar mund të bëhet në mënyrë mekanike me spirale ose marrjes së tabletave estro-progestative microlut, të cilat cilat janë më të rekomanduara për nënat gjidhënëse.

Gjithë të mirat.

/komuniteti