Lëvizja e bebit
Tiiina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Lëvizjet e bebit nuk ndihen njësoj si te fëmija e parë dhe te fëmijët e tjerë, po kështu lëvizjet e bebit ndihen ndryshe nga një nënë tek tjetra. E rëndësishme është që fëmija lëviz dhe treguesit vital i ka të plota ashtu siç dhe të kë thënë mjekja.
Nëse je në fillim të javës së 28-të, pesha fetale është pak nën normë dhe unë mendoj se është e parëndësishme megjithatë ndjekja e shtatzënisë duhet të jetë e vazhdueshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte ne lidhje me levizjen e bebit, jam ne javen e 29 por levizjet e bebit i ndjej shume rralle edhe ate nuk jane levizje te forta por shume te lehta qe mezi i ndjej, levizjet jane sikur nje bukurec kur te me ec ne bark, kam qene tek gjinekologja ime ajo me ka thene qe cdo gje eshte ne rregull veq duhet te pi uje me shume, kg e bebit kane qene 930 ne javen e 28, kjo eshte shtatzenia ime e pare. A eshte e vertete qe ne shtatzenine e pare levizjet e bebit i ndien me rralle dhe me pak? Pershendetje edhe njehere flm shume per pergjigjjet qe po na i jepni.