Kam dhimbje
Rena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rena
Trajtimi është trajtim spasmolitik, i cili ul dhe elimimon dhimbjet kur rreziku i lindjes parakohe është i pranishëm. Mendoj se edhe rregjimi i shtratit është i nevojshëm dhe të rekomandoj të eliminosh punët e rënda, ecjet e gjata dhe raportet seksuale. Bëj analizë të urinës dhe sekrecioneve vaginale, pasi ato janë shpesh janë shkaktar të prishjes së ecurisë normale të shtatzënisë.
Përderisa mjeku nuk ka konstatuar ndryshime në qafën e mitrës dhe zhvillimi i fëmijës është normal, shpresoj se kjo periudhë e vështirë do të kaloj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 26 pothuajse, kam dhimbje ne fund te barkut, me kapin me leshojne, bera eko dhe vizite, doktori me tha bebi eshte mire, dhe ste shoh ndonje gje, je mire, me dha keto ilace Phloroglucinol, suposte 3 cope. Po vazhdoj te kem dhimbje te lehta. Te lutem, me kthe pergjigje. Jam ne merak, flm.