Dhembjet e shpinës
Bleta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bleta
Për problemet që përshkruan mbi shtyllën kurrizore, meqë ato janë rënduar me fillimin e shtatzënisë, të rekomandoj të konsultohesh me mjekun ortoped i cili e njeh gjendjen e kolonës vertebrale. Ai së bashku me mjekun gjinekolog do të japin terapinë e nevojshme që shtatzënia të kaloj sa më normal.
Edhe orientimi për mënyrën e lindjes duhet ta japin të dy mjekët në bashkëpunim me njëri tjetrin.
Mundohu të mos shtosh në peshë mbi atë që quhet pasha normale e shtatzënisë, sepse mbipesha e rëndon gjendjen e kolonës vertebrale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 13-te, kam dhembje te shpines te cilat kohe pas kohe zgjerohen kah ana e majte dhe e djathte e drejtimit te mesit, edhe para shtatzenise kam pas problem me unazat dhe dhembje e mesit sidomos ne unazat L4,5 dhe S1, tani cdo here e me shume po kam dhembje te kohepaskohshme, sidomos kur zgjohem nga shtrati por edhe kur te merrem me punet e amviserise, cka mund te ndodh ne javet ne vazhdim kur edhe pesha trupore vjen e shtohet, e ne fund lindja a ka me qene me rrezik nese ne pyetje jane unazat? Faleminderit per mirekuptim.