Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ampula pregnyl

Pershendetje shpresoj te me ndihmoni ne pyetjen qe kam .Gjate trajtimit apo kontrollave para shtatzanise mjeku me tha qe ke shum folikula ne vezore si e kuptova dmth qe jane te pavlefshme ,dhe gjate vizitave ne kohen e ovulacionit se kishin madhesine e duhur.Mjeku me tha te perdore injeksion merional 9 dite dhe ashtu veprova kur isha ne kontroll me tha qe kan arrit madhesin e duhur,dhe me tha ta marr nje apule pregnyl 5000 pasi e mora 3 dite sisha afer burrit ishe e pamundur marrdhenia desha te di aka penguar kjo procesin qe te mbes shatzene,Une ciklin e fundit e kam pasur me daten 06.12.2014 dhe pregnylin e kam marre me daten 26.12.2014 diten qe folikuli ka arrit madhesin e duhur,a paraqet problem pasi qe koha e ciklit eshte afer dhe ka mundesi te mos mbes shtazen.Desha te tregoj se dy dite pasi e kam marre pregnyl kam pas dhimbje barku dhe tani pas 3 dite qe kam pas marrdhenje kam dhimje barku kryesisht ne anen e majte.Shpresoj qe isha e qarte ne pytjen .

Jeta Jeta (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Në të dhënat e datave që shkruan, nuk ka korespondencë e cila më bën të dyshoj se ciklin menstrual nuk e ke të rregullut ose të dhënat janë jo sakta. Megjithatë, duhet të dish se injeksioni pregnyl, planifikon plasjen e folikulit brënda 48-të orëve, kohë pas të cilës duhet të kryhet raporti seksual.

Dhimbjet në fund të barkut, janë shenjë që tregojnë se folikuli ka plasur. Këto dhimbjet kalojnë pas disa ditësh, kur likidi përthithet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti