Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Menstruacionet mu kane vonuar e kam ba testin me ka dale pozitiv, terminin te mjeku e kam edhe 2 jave mirepo po kam menstruacione te bardha dhe po kam kanjehere dhimbje shpine dhe barku mirepo jo shume, nje femije e kam mirepo kam pasur 3 aborte, 2 here para se me pas femijen dhe nje para 7 muajsh e po frigohem shume. Ju pres juve tung.

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Zakonisht rekomandohet që me konstatimit e shtatzënisë me teste shtëpijake, gruaja duhet të paraqitet tek mjeku sa më shpejt për të bërë disa ekzaminime si dhe marrë disa këshilla për mbarëvajtjen e saj.

Dhimbja e shpinës dhe e barkut nëse janë të lehta dhe pa gjakrrjedhje, i dedikohen fillimit të shtatzënisë, por kontrolli i mjekut e verifikon më mirë qoftë edhe me vizitë gjinekologjike.

Edhe shtimi i sekrecioneve vaginale janë pasojë e shtatzënisë, ndonëse është mirë që të bësh analizë dhe kulturë të tyre për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal.

Të uroj fat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti