Sekrecione kafe
Blerta Hasani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Ajo që përshkruan, varet nga lloji i kontraceptivit që ke marrë dhe mënyra e marrjes së tij. Mjeku që t’i ka rekomanduar, duhet të tregoj vazhdimin ose jo të këtij kontraceptivi. Megjithatë të rekomandoj të bësh edhe një vizitë gjinekologjike dhe një Pap-test, për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës si dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve.
Gjithë të mirat.
pershendetje doktoresh, Para 10 diteve kam pasur infeksion mikotik te vagines, kam perdorur barnet te cilat mi ka rekomandu mjeku , kam bere analizet e urines ... pas 3 diteve kam pasur ciklin mestrual ku tani ka mbaruar , ne diten e par te ciklit kam fillur te perdori pilula kontraceptive te rekomanduara nga mjeku , pas ciklit mestrual i cili ka zgjat 6 dit tani kam sekrecione kafe dhe nganjehere si ngjyre e zeze dhe ne sasi jo te vogel... Dua ta di se pse kam kaq gjat sekrecione kafe.. te mjeku kam ber takim por e kam mbas 2 jave .. Urime viti i ri 2015 me te mbare! Ju faleminderit