Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkurtim i qafes se mitres dhe infeksion

Pershendetje Doktoreshe, Jam 22 jave shtatzane, para 3 ditesh kisha ngerqe dhe forcim te fundit te barkut. Isha tek mjeku dhe konstatoi se kam infeksion dhe me eshte shkurtuar qafa e mitres per 2 cm. Per kete mora dy infuzione dhe jam duke perdore barna Nifelat 20mg, Previt, dhe Magnezium dy here ne dite. Po pi qaj brusnice dhe uje shume por nuk jam duke perdorur diqka extra (vaginalet) per infeksion. E ndjej fundin e barkut shume rende me presion, jam regjim shtrati vetem ne toalet shkoj dhe kthehem. Sod kam edhe djegsim ne urinim. Shtrengime me nuk kam por sipash jush a eshte kjo terapi e mjaftueshme qe ta shpetoj bebin deri ne muajin e 36 pa lindur se jam shume e shqetesuar. Te falenderoj shume per kohen. Lejla

Lejla G (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Përsa shkruan, të rekomandoj që të bësh analizë dhe kulturë të urinës për të gjetur shkakun dhe antibiotikun më efikas. Infeksioni duhet të btrajtohet pa tjetër.

Meqë je ne rrezik për lindje parakohe, krahas trajtimit me magnezium shto në terapi nifedipine (adalat) katër herë nga një tabletë. Gjithashtu vazhdo rregjim shtrati deri sa situata të qetësohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti