Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i saktë i lindjes

Pershendetje doktoreshe. Dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene 14.04.2011 qe i bie te jem perafersisht ne javen e 34 te shtatzenise. Mirepo qe nga fillimi doktori im me ka thene qe sipas ultrazerit une jam shtatzene 10 dite me vone, pra 31+5 dite. Desha te di se si llogaritet sipas menstruacioneve te fundit apo sipas eko-s, dhe kur mund te kem daten e lindjes? Faleminderit.

Bardha-d@hotmail.com (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Sipas datës që përshkruan, shtatzënia ndodhet në javën e 33-të plus 1 ditë dhe dita e përafërt e lindjes është data 22 janar 2012.

Me ultrazë mjeku e përcakton moshën e shtatzënisë në bazë të dimencioneve fetale e cila duhet të korespondoj me moshën e shtatzënsë sipas menstraucioneve. Nëse kanë kaluar dy javë pas ekzaminimit ekografik të fundit, bëj një ekzaminim tjetër për të konfirmuar zhvillimin normal të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti