Pas lindjes
Esra
(15 vite më parë)
Pershendetje Esra,
Te uroj per lindjen e bebes. Uroj te kete jete te gjate dhe te kete fat! Sa i perket qepjes, penjte jane te forte dhe nuk mund te keputen. Per me teper tash pas tri javesh indet tashme jane ngjitur, ndonese jo plotesisht. Eshte mire qe edhe pak jave te mos kesh marredhenie seksuale. Sa i perket pyetjes se dyte, rrjedhja e sekretit qe ti thua se eshte sikur qelb me ngjyre te verdhe, nuk eshte dicka normale. Mund te jete shenje e infeksionit, prandaj eshte mire qe te mjekohet sa me pare. Mund te jete per shkak te procedurave te ndryshme qe jane ndermarre gjate lindjes, perfshire edhe qepjen qe ke pasur.
Pershendetje. Kam lindur qe 3 jave, gjate lindjes ka qene e nevojshme te me prejne e pastaj me kane qep. Kam qene shume keq, kam pasur dhimbje te vares mirepo tash jam me mire, por nga pak po kam dhimbje nuk po perdori asgje, a mund te kem marredhenie a shkakton ndonje rrezik per pelcitjen e penjve poshte, njehere kemi provuar por kam pasur dhimbje dhe nuk kemi vazhduar, a mund te kem tash e mbas apo jo? Edhe nje pyetje: gjakderdhja me eshte ndalur pothuajse e gjitha mirepo po kam sikur qelb sikur ngjyre e verdhe a eshte nga vara apo ende pastrim nga lindja? Ju flm shume e pres pergjigjen me padurim ju lutna te mos e vononi. Flm shume.