Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kohës për të konceptuar

Pershendetje, doja te pyesja nese mund te tentohet per shtatzeni gjate periudhes qe mund te jesh duke mbushur dhemballet dhe perdoret anestezi lokale? Faleminderit.

Aurora Elezi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Në këshillat parakoncepsionale rekomandohet që përpara se të tentohet për fillimin e shtatznisë, gruaja duhet të ketë rregulluar dhëmbët dhe të ketë trajtuar të gjitha problemet që kanë të bëjnë me shëndetin oral.

Gjatë shtatzënisë e sidomos gjatë tremujorit të parë, nuk rekomandohet trajtimi i dhëmbëve dhe sidomos përdorimi i anestezive të ndryshme pasi ndikojnë negativisht në shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti