Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzenise

Doktoresh pershendetje aje lodh neser e boj 10 jav po qa po ha qa po pi po me munon sidomos buka nuk me hahet ake ndonje keshill mema dhan se shum po me lshon trupi pa hanger se qata qa pe ha po e vjelli ju faleminderit ju uroj nje dit te mbar e te palodhshme

Liridona Demolli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona

Ndjenja e të vjellit apo dhe të vjellat, tek shumë shtatzëna janë pjesë e një shtatzënie normale nëse ato vazhdojnë jo më shumë se fundi i javës së 12-të të saj. Të këshilloj që të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të bërë disa analiza specifike si gjaku komplet dhe elektrolitemia, të cilat do e orientojnë mjekun nëse ke nevojë të trajtohesh me serume. Gjatë kësaj periudhe të këshilloj, që të ushqehesh pak dhe shpesh dhe jo me vakte të plota.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti