Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat vitamina janë më të mirë në shtatzëni?

Ju lutem dr. me tregoni se gjate shtatzenise cilat vitamina jane me te mire per ti perdorur: PREGNACARE apo SWANSON, cila nga keto ka vitamina me shume? Cili do te ndikonte qe pas lindjes te kem qumesht te mire?

Nita Krasniqi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Në treg ka shumë lloje multivitaminash, të cilat ndryshojnë nga përbërja që ato kanë me vitamina dhe kripra minerale. Përdorimi i tyre, zgjidhet e përshtatet në bazë të moshës së shtatzënisë si dhe të nevoja që ka shtatzëna për vitamina apo kripra minerale. Psh, në tremujorin e parë duhet të përdoret ai produkt i cili në përbërjen e tij ka edhe acidin folik që është i domosdoshëm për bebin. Pas kësaj periudhe organizmi i shtatzënës nuk ka më nevojë për acid folik por mund të ketë më shumë nevojë vitamina të tjerë ose për sasi të shtuar të hekurit kur është anemike e kështu me rradhë. Vlerësimin për nevojat për vitamina dhe kripra minerale e bën mjeku sipas rezulatave të analizëve dhe ai rekomandon multivitaminën më të përshtatshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti