Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Inseminimi pa rezultat

Pershendetje Dr.Mimoza! Jemi nje cift qe kemi 4 vite e gjysem qe po tentojme per shtatzani natyrale.Gjate ketyre viteve kemi bere shume lloje kontrollesh e analizash,disa nga keto jane:maturimi i folikulit diten e 12-14,analizat hormonale,kalushmeria e tubave (hsg),keto te gjitha kane dale normale,analiza gjaku,urine,sekrecionesh,analize sekrecionesh me mbjellje,keto kane dale me pak anemi,kristale dhe infeksion ne qafe te mitres e per te gjitha keto jam mjekuar.Po ashtu edhe burri ka bere analizen e spermogrames shum here se i ka dale me probleme me pare, me vellim te ulet,levizja e spermatozoideve me progres te shpejte ishte e paket dhe eshte kuruar vazhdimisht nga mjeku androlog,nga mjekimet me Pro Creation dhe Orthomol Fertil plus ka shum permiresim prej 1 vit,por asnjehere nuk kam mbetur shtatezane.Ne dhjetor te 2014 mjeku gjenokolog na rekomandoi per inseminim intrauterin,mora stimulim 10 kokrra Clomid, 5 injeksione GONAL-f 75 IU (5.5 micrograms) nga dita e 3, dhe choriomon 5000 I.U 2 cope ne 1 ne diten e 10 ,ne diten e 9 bera eko per maturimin e folikulit,mjeku me konstatoi se kisha 3 folikuj ne vezoren e majte e 3 ne vezoren e djathte me madhesin e duhur per nje shtatzani te sigurt ishin 4 prej tyre,ne diten e 12 bera inseminimin dhe gjenekologu me dha utrogestan 200mg vaginal nga 1 ne mbremje.Deri ateher mjeku me tha qe ishte cdo gje ne rregull por une Inseminimin e perjetova shum keq me ankth e stres se jam tip qe prekem shpejt per cdo gje,si perfundim nuk mbeta shtatzane sa me inseminim.Doja te dija cfare me rekomandoni ju per te arritur nje shtatzani dhe a ndikoi gjendja ime emocionale per mosrealizimin e kesaj metode shtatzanie?Ju lutem Dr Mimoza me ktheni nje pergjigje sa me te sakte se jemi shum te shqetesuar, cfare te bejme me ketej e tutje per tu bere edhe ne nje dite prinder... :(

Ina Ina Nilja (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Inseminimi intrauterin është një nga metodat e fertilizimit artificial por varet nga kushtet e mundësisë për fertilizim. Metoda më efikase është fertilizimi invitro (IVF). Të rekomandoj që këtë ta bësh në klinika të specializuara për IVF. Në bazë të kushte që përshkruan mbi shëndetin riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit, mendoj se kjo do jetë rezultative.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me 0692033965, për të lënë një takim me tentativë zgjidhjen e problemit që të shqetëson.

Gjithë të mirat.

/komuniteti